Arsenali është në serinë më të dobët të rezultateve në shtëpi në 60 vjetët e fundit, pas humbjes 2 me 1 nga Chelsea të dielën.
“Topçinjtë” kanë pësuar humbje rresht në shtëpi nga Eintracht Frankfurti, Brighton, Manchester City dhe tash nga rivalët e Londrës, 2 me 1.
Kjo është hera e parë për Arsenalin që ka humbur katër ndeshje rresht në shtëpi në të gjitha garat, që nga viti 1959.
Nga 14 nëntori e deri më 26 dhjetor të atij viti, klubi londinez kishte humbur katër herë rresht në shtëpi, duke u mposhtur nga West Hami, West Bromi, Burnley e Lutni.
Atë sezon, Arsenali kishte përfunduar i 13-ti në tabelë.
Sivjet, pas 20 xhirosh, ekipi i Mikel Artetas është i 12-ti në Premier Ligë.