Rekord “magjik” nga Kroos, mesfushori spektakolar ndaj Skocisë

Toni Kroos po luan ndeshjet e tij të fundit të karrierës në Euro2024. Mesfushori u përshëndet nga Reali i Madridit pak ditë më parë dhe ka lajmëruar që me përfundimin e aventurës me Gjermaninë do të varë këpucët në gozhdë.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, i konsideruar i nxituar nga të gjithë, Kroos ka një elegancë të jashtëzakonshme me topin nën këmbë, çka e reflektoi dhe në ndeshjen hapëse të Europianit mes Gjermanisë dhe Skocisë.

34-vjeçari realizoi 99% pasime të sakta ndaj skocezëve në përballjen e së premtes, ose e thënë më thjeshtë, ai shërbeu saktë 101 nga 102 pasimet që nisi.

Një statistiktë fenomenale për një lojtar i cili pas më pak se një muaji do të lërë futbollin. Një rekord absolut që nga viti 1980, për çdo lojtar që ka tentuar mbi 100 pasime.

Kroos luajti për 80 minuta dhe ishte perfekt në gjithçka. Mesfushori kërkon që të fitojë Europianin para tifozëve të tij dhe të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pasi dhe me Realin e mbylli me titullin kampion në La Liga dhe Champions League.

Gjithsesi, duke parë magjinë që dhuron në fushën e lojës, nuk do ishte çudi që të niste një fushatë për ta bindur të mos largohej së paku për një ose dy sezone.

Te Reali por dhe te Gjermania, do e prisnin krahëhapur nëse vendos të ndryshojë vendim.

Shqipëria nis sonte rrugëtimin në EURO 2024 kundër Italisë, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare

“Nuk e prisja ftesën për Evropian, pasi mendoja të luaja për Kosovën”, Tarashaj: Shqipëria mund të befasojë, Zvicra në gjysmëfinale nëse Shaqiri është në formë