Reja: Tani duhet mendojmë për Poloninë dhe Anglinë

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, deklaroi pas sfidës se ishte i kënaqur për fitoren, por jo deri në fund me lojën.

Ai deklaroi për “RTSH” se ekipi tashmë kishte krijuar një identitet më ofensiv se më parë.

“Ne jemi munduar që të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e pjesës së parë. Duhej të konkretizonim në pjesën e parë, ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zot, prisja më shumë por është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli se janë të fortë”.

“Ishim në pjesën e dytë më mirë, ndonjë rast që u shfaq, doli ndonjë kundërsulm. Ne jemi të lumtur se të fitosh këtu nuk është e lehtë, jemi aty, do të luajmë shanset që kemi dhe të shoshim nëse e arrijmë ëndrrën tonë”.

“Jam i kënaqur nga të gjithë se desha lojtarë ku një të ishte më i aftë teknikisht për të mbajtur topin. Pastaj bëhen llogaritë në bazë të kundërshtarit, desha përpara lojtarë që bëjnë presing. Çikalleshi bën trysni, dhe Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin e kundërsulmonim. Jo gjithmonë, por bëmë në ndeshjen dhe ia dolëm. Ky ekip ka ndryshuar mentalitetin, zakonisht ishim më të tërhequr, ndërsa tani më ofensiv. Sot kishim 3 raste për gol e duhej të konkretizonim më parë e të vuanim më pak deri në fund”.

“Kjo skuadër tani fillon të besojë, e bindur te mundësitë që ka, e bindur se mund të qëndrojmë në këtë nivel. Por nuk duhet të na marrë koka erë, të punojmë, bëjmë sakrifica dhe me grupin ecet para. Ne mund të humbasim ndeshje me Poloninë e Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta se jemi skuadër që ka konkretizim në lojën që ka, kemi mënyrë të luajturi. Jemi gati të plotësojmë edhe disa mangësi taktike kur ndodhin e përballojmë skuadra të forta. Kjo është skuadër që ka marrë pjekuri të mirë”, tha Reja.

Me plot kuptimin e fjalës HERO, Broja: Isha i lënduar, por u futa për ta ndihmuar Shqipërinë

Tifozi shqiptar i dhuron Shaqirit xhaketën me logon e UÇK-së, teksa ky i fundit po intervistohej live pas ndeshjes