Reja publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit ka publikuar listën që do grumbullojë për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën për takimet e Nations League.

Në një postim në “Facebook” Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike këtë listë.

“Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidat e Kombëtares. Kuqezinjtë fillojnë grumbullimin ditën e hënë, ndërkohë që nesër trajneri Reja do të dalë në konferencë shtyp në orën 12:30”-shkruhet në postimin e FSHF-së.

Në këtë listë e vetmja risi është rikthimi i Arlind Ajetit, i cili kishte një kohë të gjatë që nuk e vishte fanellën “kuqezi”.

Fiorentina pëson humbje të thellë në Turqi, këto janë rezultatet e ndeshjeve të Conference League

Pas problemeve të shumta, Ballkani arrin në Prishtinë