Reja: Prisja më shumë në pjesën e parë, skuadra vazhdon të rritet

Trajneri Edi Reja u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve ndaj San Marinos, sidomos në pjesën e dytë

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e skuadrës?
Prisja të bënim shumë më tepër në pjesën e parë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi shënuam vetëm një gol, megjithatë në pjesën e dytë ndryshuam me aktivizimin e Roshit dhe Brojës. Skuadra kishte më shumë alternativa në organizimin e manovrës sulmuese dhe u shfaq me e çliruar, ndaj shënuam edhe katër gola të tjerë, përveçse patëm edhe disa raste të mira.

Çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur vendin e dytë?
Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur, por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën, duhet të bëjmë mirë në të tre ndeshjet e mbetura (përveç Anglisë) dhe të provojmë të marrim sa më shumë pikë. Gjithsesi ajo që më pëlqen është se skuadra po rritet, po funksionon mirë në fushë dhe po argëtohet duke luajtur. Më pëlqen që kam në dispozicion një grup që punon fort në stërvitje dhe kjo është shpërblyer edhe me ndeshjet e mira që kemi bërë në këtë edicion, ku natyrisht që mund të bënim më mirë vetëm në Poloni, një ndeshje që do të na djegë gjatë për mënyrën si humbëm.

Çfarë do të bëni ndryshe për ndeshjen e kthimit ndaj Polonisë?
Të them të drejtën në Varshavë bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe u ndëshkuam nga episodet, që për fat të keq nuk i patëm në favorin tonë, megjithatë sigurisht që mund të bëjmë shumë më mirë në sfidën e kthimit. E rëndësishme është që lojtarët të kenë formën më të mirë të mundshme, pasi nëse ndodh kjo, atëherë është e sigurt që mund të jemi shumë më tepër konkurrues ndal Polonisë.

Broja shënoi dhe këtë herë tregoi edhe anën e tij tjetër, atë të altruistit që shërben për shokët…
Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, pasi gjen lojtarët dhe jo vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq, pasi ka treguar përulësi, di çfarë do të thotë një shok, çfarë do të thotë të jesh bashkë dhe ai ta jep topin. Ashtu edhe Uzuni, më pëlqen kjo lloj sjelljeje, larg egoizmit. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh.

E përditshmja spanjolle: Spanja vuajti ndaj Kosovës së frikshme

Manaj: Nëse luajmë si sot në pjesën e dytë, mund të arrijmë objektivin