Reja flet për humbjen nga Italia dhe tregon nëse do të vazhdoj në krye të Shqipërisë

Trajneri Edi Reja vlerësoi jo pak paraqitjen e kuqezinjve ndaj Italisë, teksa “qau” rastet e humbura, që sollën më pas edhe disfatën në rezultat. Trajneri kuqezi tha se skuadra i dhuroi vetë golat për kundërshtarët, teksa shpjegoi pse Asllani nuk luajti nga minuta e parë.

Krijuam iluzione pas golit të parë, por në fund u mposhtëm sërish…
Po, kemi bërë mirë në fillim, por pas golit, kemi pasur dy rivënie anësore, ku u kemi dhuruar topin. Unë doja që të bënim presion larg dhe të ngriheshim më shumë, por nuk bëmë mirë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, u ngritëm më lart dhe krijuam 4 apo 5 raste. Kemi bërë një ndeshje shuëm të mirë, me disa raste dhe dy traversa, ndaj më pëlqeu paraqitja e skuadrës sot, ndonëse nuk kishim as fatin me vete. Meritonim diçka më shumë, sa i përket rezultatit.

Mos-aktivizimi i Asllanit titullar ishte zgjedhje teknike?
Asllani po rritet shumë, pasi luan në një skuadër të madhe, me shumë futbollistë cilësorë në krah dhe ka të gjithë aftësitë për t’u përmirësuar. Megjithatë sot unë preferova të luaj me lojtarë që janë më të fortë dhe më rezistentë fizikisht, si Bare e Abrashi. Nuk mund të bësh shumë eksperimente në ndeshje të tilla, por Asllani do të ketë raste të tjera në të ardhmen, për të treguar cilësitë e tij.

Sot besoj se ishte ndeshja e 1000-të në karrierë si trajner dhe me Armeninë mund të jetë e 1001-ta. A do të vazhdojmë të të shohim sërish edhe më pas te Shqipëria?
Në fakt besoj se janë më shumë se kaq, megjithatë do të ishte kënaqësi të vazhdoja akoma këtu. Është një kënaqësi që drejtoj prej kaq kohësh dhe kam mundësi të jem në ndeshje si kjo ndaj Italisë.

A do të ketë ndryshime ndaj Armenisë?
Do të ketë disa ndryshime, pasi duhet të bëjmë vlerësimet tona. Broja është dëmtuar, por Skuka erdhi nga stoli dhe bëri shumë mirë. E komplimentoj.

Ismajli: Kemi bërë një ndeshje të madhe, e prisja një gol pasi jam në formë të mirë

Futbolli kosovar sot në aksion, zhvillohen 14 duele në Kupën e Kosovës