Reja: Ende nuk kam vendosur për formacionin, ndaj Hungarisë na bën punë vetëm fitorja

Edoardo Reja pret reagimin e futbollistëve shqiptarë pas humbjes 4-1 në udhëtim te Polonia.

Trajneri italian ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do ta luaj përballë Hungarisë të dielën në ‘Elbasan Arena’.

Reja ka thënë se duhet të bëjnë një paraqitje të mirë ndaj Hungarisë dhe duhet ta fitojnë patjetër këtë takim.

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patëm në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë. të gjejmë frymën e ekipit. Një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë”, tha fillimisht Reja.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për kundërshtarin që udhëhiqet nga bashkëkombësi i tij Marko Rossi.

“E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Rossi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje. Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj”, vazhdoi Reja.

Ai foli edhe për lojtarët si Armando Broja, Myrto Uzuni apo Nedim Bajrami, por thotë se ende nuk ka vendosur për formacionin që do të luaj.

“Brojën e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, për të parë cilët do aktivizoj. Uzuni ka shanse të luaj titullar, është shumë i motivuar, mund të luajë, por do të shoh deri nesër sepse nuk e kam vendosur”, deklaroi Reja.

Sipas trajnerit italian, kjo sfidë është vendimtare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Hungarinë.

“Për të dyja ekipet është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore, në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri është ndeshje vendimtare dhe objektivi jonë është të fitojmë se bën. Objektivi jonë në shtëpi është të fitojmë çdo ndeshje, që do të jetë jetike për ne për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror”, u shpreh Reja.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të dielën (nesër) me fillim nga ora 18:00.

Berisha: Hungaria skuadër e fortë, por ne futemi për fitore

Sot fillon Liga e Dytë e Kosovës në futboll me një ndeshje shumë interesante