Reina thumbon Liverpoolin

Pepe Reina ka bërë të qartë se preferon të ngroh bankinën në një “klub të madh” si Bayern Munich në vend të rolit të tillë në Liverpool.

Spanjolli u rikthye te Redsnë verën e shkuar pas një viti të huazimit në Napoli, kur Simon Mignolet ishte bërë titullar në portën e skuadrës angleze.

Por, ai e mbrojti vendimin e kalimit në Bayern Munich edhe pse atje vazhdimisht luan rolin e rezervistit të Manuel Neuer.

“Më është dashur të marr një vendim nëse do të mbetem në Liverpool pas rikthimit të huazimit nga Napoli, e më pas më kërkoi Bayern”, deklaroi Reina për “Kicker”.

“Nuk është lehtë t’i bashkoheni një skuadre ku do të jeni rezervist. Ishte e qartë se Manuel Neuer do të jetë titullar në Bayern. Por, mundësia në Liverpool nuk ishte e mirë për mua. Preferova kalimin në një klub të madh si Bayern para bankës së rezervistëve në Liverpool. Po ashtu, jam duke u kënaqur në aventurën e deritashme dhe mësoj shumë nga Neuer dhe Guardiola”, u shpreh ai.