Reina kthehet te Napoli, akordi afër

Portieri i Bayernit të Munichut, Pepe Reina, me shumë gjasë do të rikthehet te skuadra e Napolit në afatin kalimtar të qershorit.

Pas një edicioni në bankën rezervë të Bayernit, Reina kërkon të rikthehet për të qenë vendimtar dhe një mundësi të tillë e ka te Napoli.

Presidenti De Laurentis e ka gati kontratën dy-vjeçare për të, ku spanjolli do të përfitonte 2 milionë euro në sezon. /Gazeta Olle