Rei Manaj kthehet te Barcelona, largohet përfundimisht nga Spezia

Rei Manaj e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Spezia në Serie A. Sulmuesi shqiptar u përfol në kohët e fundit se do të qëndronte me të njëjtën skuadër.

Megjithatë legjionari i Kombëtares e ka mbyllur huazimin dhe është rikthyer te Barcelona.

Spezia nuk e aktivizuar klauzolën e blerjes së kartonit nga katalanasit, teksa do të ishte e nevojshme shuma prej 2.7 milionë eurosh.

Problemi kryesor qëndronte në pagën e Manajt, me këtë të fundit që nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij. Tashmë sulmuesi do të rikthehet te gjigandët spanjollë dhe në ditët në vijim do të bëhet e ditur vazhdimësia e tij.

Duka kërkon hapjen e basteve sportive, Kushi: Përjashtojmë kategorikisht katrahurën e basteve sportive

Premtohet spektakël në FIBA 3×3 Challenger Prishtina