Regjistrohet një nga ndërhyrjet më brutale në histori të futbollit (VIDEO)

Një nga ndërhyrjet më të këqija në historinë e futbollit ndodhi në Ligën e Kampionëve të Afrikës në sfidën mes Al Ittihad Tripoli dhe Esperance de Tunis të dielën.

Pas barazimit 0-0 në Libi në ndeshjen e parë, e dyta kishte një tjetër pamje në Tunizi. Esperance de Tunis kaloi në avantazh në minutën e 63-të me anë të Nassim Ben Khalifa.

Al Ittihad kishte presion në minutat e mbetur dhe shpresat e tyre për të përparuar pothuajse u shuan 12 minuta më vonë kur portierit të tyre, Muad Allafi, iu dha kartoni i kuq.

Hamdou Elhouni iu dha një mundësi e artë për të shënuar golin e dytë të skuadrës së tij dhe për të përfunduar në mënyrë efektive barazimin.

Por, portieri Allafi doli me shpejtësi nga porta e tij dhe goditi kundërshtarin me një goditje kung-fu në qafë.

Kjo duhet të jetë një nga ndërhyrjet më brutale të parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Allafit, me të drejtë, iu dha kartoni i kuq.

Edhe pse qartësisht ai nuk mendonte se duhej të merrte karton të kuq, teksa iu drejtua arbitrit në shenjë proteste.

Elhouni ishte i shtrirë me dhimbje dhe ai duhej të zëvendësohej. Më pas ai u dërgua në spital.

Është shfaqur një imazh i plagës në qafë, e që duket tejet serioze. Esperance de Tunis ishin të zemëruar dhe iu referuan incidentit si një ‘tentativë për vrasje’ në llogarinë e tyre në Twitter.

p1fisedruv1939ek01igv1br0aame.jpg

Fatmirësisht edhe klubi tunizian konfirmoi se lojtari i tyre po rikuperohej nga lëndimi i pësuar.

Ata shkruan: “Videoja e atentatit ndaj Hamdou Elhouni bëri xhiron e botës. Sa keq, jep një imazh të keq për futbollin afrikan…”.

Lojtari thuhet se është në gjendje të mirë dhe gjithçka ka kaluar pa ndonjë pasojë serioze.

Mehmet Bogujevci refuzon ftesën nga Serbia, solidarizohet me ekipin e Kosovës në boks

Reagon edhe ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve te Kosovës në Botëror, shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur jo të hapur