Gramoz Vokrri zyrtarisht është kundër kandidat i Agim Ademit për të parin e FFK-së.
I biri i legjendës së Kosovës, Fadil Vokrri ka marrë mbështetjen e pesë skuadrave nga Superliga e Kosovës si dhe të disa ekipeve nga Liga e Parë.
Regjioni i Gjilanit ka dalë në mbështetje fuqishëm për Vokrrin, pasi i kanë dhënë gjashtë nënshkrime.
Drita i ka dhënë dy nënshkrime me delegatët Valon Zymberi e Feti Murseli, derisa në përkrahje të Vokrrit janë edhe FC Vita, Vllaznia e Pozhoranit si dhe Kika e Hogoshtit.
Në përkrahje të Vokrrit është edhe Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan, me kryetarin e saj Malazog Hoxha që i ka dhënë nënshkrimin.
Kuvendi për të parin e FFK-së do të mbahet më 6 prill, derisa gara është mes Agim Ademit dhe Gramoz Vokrrit.
“Lidhja Rajonale e Gjilanit uron që këto zgjedhje të jenë fer dhe korrekte dhe i dëshiron suksese kandidatit Gramoz Fadil Vokrri”, shkruhet në letrën e siguruar nga Gazeta Olle.
I vetmi klub në regjionin e Gjilanit që i ka dhënë nënshkrimet dhe mbështetjen Agim Ademit është SC Gjilani.
/Gazeta Olle/