Mesfushori i Inter, Fredy Guarin ka refuzuar të kaloj në Chelsea dhe Real Madrid, sipas agjentit të lojtarit.
Mesfushori kolumbian ishte lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Atalantas në fitoren 4:1, duke shënuar dy herë dhe duke nxjerrë edhe një penallti.
“Ai ishte i lumtur pas ndeshjes kundër Atalantas”, tha Marcelo Ferreyra për ‘calciomercato.com’.
“Që nga arrdhja e Roberto Mancinit në Inter, ai i ka dhënë besim. Besimi është gjithçka në futboll dhe ne jemi edhe duke u mbështetur në Inter”.
“Ai është i plotë në sulm, mbrojtje dhe taktikisht”.
“A kishte ofertat nga Chelsea dhe Real Madrid ? Kjo është e gjitha e vërtetë, por ne I refuzuam këto oferta sepse kemi pasur një projekt, të vërtetë me klubin”.
“Të dyja palët e kanë respektuar njëri-tjetrin dhe tani ju jeni duke i parë rezultatet”.