Refuzoi Lahmin për Lalën

Ralf Rangnick, gjermani 57-vjeçar pranon se iu ofrua kur ishte trajner i Hoffenheim futbollisti Robert Levandovski, por ai nuk e pranoi. Tashmë, polaku i Bajernit të Mynihut është një prej sulmuesve më të mirë të Europës.

Me 14 gola në 14 ndeshje, Levandovski është një nga shënuesit më të mirë te bavarezët. Ralf Rangnick, aktualisht trajner i RB Leipzig, ka thënë për “Radio SPORT1” se golashënuesi më i mirë në vitin 2014 i ishte ofruar. Atëherë, Rangnick ishte ende trajner i Hoffenheim dhe Levandoski luante për Lech Poznan.

“Nuk mendoja asokohe se Levandovski do të mbizotëronte kundër Demba Ba, OBASI dhe Ibisevic,” – thotë Rangnick. Madje, 57-vjeçari zbulon se ndoshta ka gabuar edhe me një lojtar tjetër të Bajernit, që mund ta kishte marrë në skuadrën e tij. Kur ishte ende trajner i Hannover 96 (2001 deri 2004), atij iu ofrua në një moment të caktuar edhe Philipp Lahm.

“Po, m’u afrua një lojtar si Lahm, por kisha zgjedhur një lloj lojtari tjetër tashmë, si Altin Lala,” – ka thënë Rangnick. Pas këtij refuzimi, kapiteni i Bajenit të Mynihut, Lahm, vendosi të huazohej te Stuttgart. Atje filloi edhe karrierën e tij të suksesshme, që kulmoi me kalimin te bavarezët.