“Referimi i shkëlqyer”

Liverpool ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Southamptonint, me rezulatat 2:0. Në këtë takim gjyqtari kryesor Kevin Friend, ishte në qendër të vëmendjes pas dy penalltive të dyshimta të pa akorduar për vendasit.

Por, trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, pas kësaj fitoreje ka thënë se referimi në këtë ndeshje ishte i shkëlqyer. “Sa i përket referimit ai ishte i shkëlqyer në këtë takim. Lojtarët e mi i përgëzoj për atë se çfarë treguan në fushë”, deklaroi Rodgers. Liverpool pas kësaj fitoreje i është afruar edhe më shumë pozitës së katërt me vetëm dy pikë dallim që e mban Manchester United.