Referi italian dënohet pasi i dha karton të kuq dhe i anuloi golin Juventusit

Francesco Fourneau nuk do të gjykojë për një kohë në Serie A, përcjellë Gazeta Olle.

Gjyqtari italian ishte “bilbili kryesor” i takimit të së shtunës në mes Crotones dhe Juventusin.

Ai u bë edhe njeriu më i përfolur i ndeshjes pasi ndëshkoi me të kuq Chiesan si dhe anuloi një gol të realizuar nga Morata.

Sipas Federatës Italiane të futbollit ai gaboi me vendimet që mori në këto ndeshje, andaj që tani e tutje ka kaluar për të gjykuar takimet e Serisë B.

Shikojeni videon e ndeshjes dhe gjykojeni vetë: