Referi holandez ndan drejtësinë në duelin Shqipëri – Çeki

Referi holandez, Danny Makkelie, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke.

43-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011 dhe kjo është hera e dytë që ndan drejtësi për Shqipërinë pasi dy vite më parë ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).

Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos, të gjithë nga Holanda. /Gazeta Olle/

 

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael

Duka për ndeshjen me Çekinë: Tifozë, mos hedhni asgjë në fushë, është në dëmin e të gjithëve