Reece James i pafat, Chelsea përcaktohet për zëvendësuesin e tij

Reece James u rikthye pas 10 ndeshjeve mungesë me Chelsea-n, por aventura e tij zgjati pak, vetëm 53 minuta, pasi u largua përsëri i dëmtuar në sfidën kundër Bournemouth.

Mbrojtësi humbi Botërorin pikërisht për problemin me gjurin dhe gjithashtu ndikoi edhe te londinezët, pasi ai është shumë i rëndësishëm për Chelsea-n.

“Do të duhet të presim për 48 orët e ardhshme”,-shpjegoi trajneri i Potter në fund të ndeshjes, ndërsa tani Chelsea po mendon seriozisht për merkaton e dimrit dhe klubi synon Dumfries.

“Blutë” do të tentojnë blerjen e holandezit, pasi James me shumë mundësi mund të mbyll këtu sezonin.

Situata e licencimit të FFK-së, flet ministri Hajrulla Çeku

Klodian Duro fiton gjyqin me Feronikelin, FIFA pritet të nis hetimet