Redon Ismaili prezantohet të premten te Partizani, të gjitha klubet që e kërkuan atë

Redon Ismaili është prej ditësh një futbollist i skuadrës më të madhe në Shqipëri, Partizani i Tiranës.

Lojtari është bashkuar me kampionin në fuqi të Shqipërisë në fazën përgatitore në Turqi.

Më në fund është arritur marrëveshja edhe mes dy klubeve, ku Gjilani do ta ketë 15 për qind të kartonit të tij dhe ka fituar një shumë të parave nga lejimi i largimit të tij edhe pse pa kontratë por për shkak të kompensimit të trajnimit.

Gazeta Olle mëson se Ismaili me Partizanin ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë, deri në qershor të vitit 2027.

Ismaili konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Kosovë, derisa në garë për të ishin edhe Ballkani, Llapi e Prishtina në Kosovë, si dhe Shkëndija e Tetovës.

Gjithashtu për lojtarin ditët e fundit kishte ardhur një ofertë zyrtare nga Polonia, por ai veç se kishte vendosur për Partiznain.

Për reprezentuesin kosovar kishte interesime edhe nga skuadra zvicerane e norvegjeze, por Partizani u tregua më i shpejtë duke e blinduar atë me një kontratë afatgjate. /Gazeta Olle/

Xhuliano Skuka rikthehet në Shqipëri për gjashtë muaj

Përfundon takimi mes palëve, Ardian Limani mund të quhet lojtar i ri i Prishtinës