Në fillimet e para në karrierë te klubi i Partizanit, Redoni Ismaili nuk kishte hapsirën e duhur te kryeqytetasit.
Të Kuqtë e kanë filluar mirë kampanjën 2024/25, duke u renditur në vendin e dytë me 12-të pikë, një më pak se Vllaznia në vendin e parë, shkruan Gazeta OLLE.
Redoni ndeshje pas ndeshje ka rritur minutazhin, duke parë impaktin e tij në ndeshje.
Në ndeshjen e kaluar në derbi, Ismaili ishte rezervist por impakti i tij në mesfushë u pa në pjesën e dytë ku erdhi dhe inkuadrimi i tij.
Sot në ndeshjen e rradhës të Partizanit, Redoni shënoi gol duke e kaluar në epërsi skuadrën kuqebardhe, ku deri në fund arritën të triumfonin 0-2.
Mesfushori gjilanas ka një karrierë të madhe para vetës, ku me këtë formë do jetë në qendër të vëmendjes.