Redi Jupi: Futbolli të formojë një kompeticion unik si basketbolli, ja çfarë duhet të sakrifikojnë FFK dhe FSHF!

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tani konsulent sportiv dhe trajner, Redi Jupi, ka analizuar formimin e mundshëm të një kompeticioni mes skuadrave shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Jupi ka dhënë një mendim shumë interesant se si Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Futbollit të Shqipërisë, do të duhej të “heqnin dorë nga diçka”, për të bërë këtë kompeticion të vlefshëm, përcjellë Gazeta Olle.

“Formimi i Ligës Unike në basketboll ishte shumë interesant. Jam i bindur që me një modifikim ndryshe, mund të kishte sukses të madh edhe në futboll”, deklaroi Jupi në Dukagjini.

“Unë mendoj që dy Federatat duhet të sakrifikojnë diçka. Njëra prej tyre duhet të heqë dorë nga një pozitë që dërgon në Evropë, në mënyrë që fituesi i Ligës Unike të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, vlera e kësaj lige do të rritej shumë”.

“Nuk shoh që mund të ketë ndonjë problem organizativ. Sonte erdha prej Tiranës në Prishtinë për tri orë, derisa tri orë bëj edhe nga Tirana në Himarë”, shtoi ai.

Sipas Jupit, interesimi i publikut për ndeshjet e një Lige Unike, do të ishte shumë herë më i madh se interesimi aktual për ndeshjet në Kosovë dhe Shqipëri. /Gazeta Olle/

🚨 LAJMI I FUNDIT 🚨🔵 Armend Dallku: Kërçeli dhe Sherifi më komunikuan shkarkimin, ja çfarë më dhemb më shumë! ➡️ bit.ly/2Ejaust

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 20. September 2020