Ante Rebic do të jetë mungesa e madhe e Kroacisë edhe në dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Maltës dhe Rusisë që do të përcaktojnë edhe nëse Kroacia do të kualifikohet direkt apo jo në Kupën e Botës Katar 2022.
Sulmuesi i Milanit u rikthye nga dëmtimi duke luajtur në pjesën e dytë në derbin e Milanos ndaj Interit, por derisa Rebic të kërkojë falje publike trajneri Zlatko Dalic nuk ka ndërmend ta grumbullojë te Kroacia.
“Ishte ai që tha se Kroacia është ekipi m…, jo unë”, u shpreh Zlatko Dalic duke arsyetuar edhe njëherë zgjedhjen e tij për të lënë jashtë kombëtares Ante Rebic deri në momentin që ky u fundit do të kërkojë falje publike.
Ante Rebic shpërtheu ndaj shokëve të skuadrës pas eliminimit të Kroacisë në Euro 2020 duke përdorur fjalë fyese ndaj ekipit që detyruan trajnerin Dalic të marrë vendimin drastik.