Realizuan gola spektakolar për fitore, Di Francesco me fjalë të mëdha për dyshen shqiptare Çuni – Ibrahimovic

Frosinone ka marrë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi, teksa ka mposhtur Empolin në kuadër të xhiros së 13-të me rezultat 2-1.

Ka qenë një ndeshje ku shqiptarët i kanë dhënë tre pikët Frosinones, pasi të dy golat u realizuan nga sulmuesit shqiptarë.

Marvin Cuni fillimisht në minutën e 58-të dhe Arijon Ibrahimovic 16 minuta më vonë realizuan dy gola të rëndësishëm për skuadrën kryeqyetase.

Trajneri i Frosinones, Eusebio Di Francesco ka folur fjalë të mëdha pas ndeshjes për dy talentët shqiptarë.

“Sulmuesit kanë dhënë gjithmonë shumë dhe në afatgjatë janë shpërblyer. Ky është shembulli i Çunit. Edhe pse nuk është stërvitur maksimalisht gjatë ditëve të funditbe kam hedhur në fushë dhe na shpërbleu me një gol mjaft të bukur”, tha Di Francesco, duke shtuar pastaj disa fjalë për Arijon Ibrahimivicin.

“Futbollistët duhet të reagojnë me personalitet ndaj gabimeve dhe kështu ndodhi me Ibrahimovic. Doja ta hidhja në fushë një muaj më parë, por nuk doja të rrezikoj. E shihja që rritej nga dita në ditë në stërvitje. Ka dëshirë të rritet dhe duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtën përulësi si të javëve të fundit”, vazhdoi tutje Di Francesco.

Si Cuni ashtu edhe Ibrahimovic iu bashkuan skuadrës italiane nga gjiganti gjerman Bayern Munich, ku kanë lënë gjurmë te ekipi B i bavarezëve.

“E vërtetë, që ka pak Bayern te Frosinone pasi Cuni e Ibrahimovic vijnë nga ajo familje. Çuni është një qendër sulmues, që ka dëshirë dhe ilësitë e duhura për të lëvizur në të gjithë hapësirën e fushës. Duhet të jetë brenda lojës, për të shkuar më pranë portës dhe për të shënuar më shumë. Për Ibrahimovic më duket vetja si një baba dhe po mundohem ta menaxhoj ashtu siç duhet”, deklaroi ndër të tjera trajneri italian.

Miami mposht për një pikë Lakers, Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

Ndeshja Kosovë-Izrael mund të luhet pa shikues, shkak siguria