Realizoi 6 gola në një ndeshje, Myrto Uzuni mahnit Evropën

Ditën e djeshme Uzuni ka qenë protagonist kryesor në futbollin hungarez ku sheh emrin e tij që renditet përkrah një legjende të futbollit hungarez.

Shqiptari ka bërë një çmenduri duke shënuar një paradë prej 6 golash në një ndeshje.

Florian Alberti, topi i artë i vetëm hungarez ishte i fundit që ka shënuar për herë të fundit 6 gola në një ndeshje. Nga Uzuni duket se janë mahnitur të gjithë dhe ajo që bie në sy është faqja e Europa Ligës.

“Motivimi i ditës së hënë”, kështu e komenton faqja zyrtare e UEFA Europa Ligës foton e Myrto Uzunit pas shënimit të 6 golave me Ferencvaroshin e tij në ndeshjen e kupës të fituar 9-0. Nëpërmjet një postimi tregohen edhe golat e realizuar nga Uzuni në ndeshjen e Kupës ndaj një kundërshtari që vinte nga kategoria e 3-të.

 

Sulmuesi shqiptar duket se i ka mahnitur të gjithë pasi 6 gola në një ndeshje janë një shifër e frikshme.

Lajm i mirë edhe për Kombëtaren që do ta ketë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme të tetorit një sulmues që po kalon këtë formë.

Shkodran Mustafi flet për të kaluarën te Schalke dhe të tashmen te Levante

Këshilla e Guardiolës në vitin 2012 për zëvendësimin e Messit, mund t’i shërbej tani edhe Pochettinos