Realit i kthehet lideri

Vetëm James Rodriguez do të jetë një mungesë e madhe për Realin e Madridit në El Clasicon e 22 Marsit ndaj  Barcelonës pasi Los Blancos deri në atë periudhë do kenë të gatshëm mesfushorin kroat Luca Modric dhe qëndërmbrojtësin spanjoll Sergio Ramos. Futbollisti i La Rojas ka djegur të gjitha etapat dhe pritet të zbresë sërish në fushat e gjelbërta të Martën e ardhshme për sfidën e kthimit të ruandit të 1/8-ave të Championsit ndaj gjermanëve të Schalke 04.

Nëse fillimisht u parashikua se dëmtimi që pësoi në sfidën e kampionatit ndaj Sevillias 4 Shkurtin e kaluar do të mbante 28-vjecarin iberik jashtë fushave të futbollit për 6 javë, Ramos e ka hedhur pas krahëve dëmtimin në vetëm 1 muaj kohë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për takimin ndaj bluve mbretërorë. Këtë të Enjte ish lojtari i Sevillias rinisi stërvitjen me topin, megjithatë mundësitë që Ramos të grumbullohet për takimin e fundjavës së La Liga ndaj Athletic Bilbaos janë me të vërtetë të pakta, kjo për vetë faktin se Ancelotti nuk dëshiron ta rrezikojë aspak qëndërmbrojtësin i cili është një lojtar thelëbësor për Realin.

Ideja e trajnerit italian të Los Blancos është ta aktivizojë 28-vjecarin e La Rojas pak minuta në takimin ndaj Schalkes dhe rreth 1 orë lojë në sfidën e 15 Marsit përballë Levantes në mënyrë që Ramos të arrijë formën tij maksimale për El Clasicon. Ndërkohë një tjetër lajm mirë për Realin është se Luca Modric prej një javë është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka gjasa të mira të grumbullohet nga Ancelotti për sfidën e kësaj të Shtune ndaj Athletic Bilbaos në San Mames.