Reali vazhdon ta “dërmojë” Juven, pasi e mundi në finale ia merr edhe yllin e madh (FOTO)

Zërat për një lamtumirë të Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid-i kanë bërë xhiron e botës në pak minuta.

Në pritje për të kuptuar nëse realisht portugezi po mendon të ndryshojë ambient, ndërkohë në kryeqytetin spanjoll dikush ka nisur të mendojë se si mund ta zëvendësojë.

Dhe ndër të preferuarit  shfaqet edhe Paulo Dybala.

Argjentinasi i Juventus-it është në krye të listës së Florentino Perez dhe Zidane bashkë me talentin e Monaco-s Kylian Mbappé, dhe yllin e Bayern Munich-ut polakun Robert Lewandowski.

Image result for dybala real madrid

Në të vërtetë prej kohësh thuhet se Real-i i ka vënë syrin francezit Mbappé, për të cilin duket i gatshëm të bëjë shpenzime marramendëse.

Edhe sepse shitja e CR7-ës mund të sjellë në arkat e “Los Blancos” jo më pak se 200 milionë euro për t’u shpenzuar me komoditet.

Por nëse diçka nuk shkon siç duhet, atëherë do të jenë gati dy alternativa, me Dybala-n që nuk do të ishte një zgjidhje e minutës së fundit.

Dybala

“Joya” është prej kohësh në shënjestrën e Real Madrid-it. Edhe përpara rinovimit të tij flitej se në një të ardhme destinacioni i tij do të jetë La Liga, ku edhe Barcelona kishte (dhe ka) interes për të.

Por firma mbi kontratë i ka shuar spekulimet. Të paktën deri në ditën kur shpërtheu “çështja” Ronaldo, për t’u përforcuar më pas nga fjalët e thëna nga Dani Alves. Ky i fundit të premten tha se do të ishte mirë për ecurinë e Dybala-s që ai të largohej nga Torino. Vetëm një rastësi?