Reali triumfon me vështirësi ndaj Shakhtarit

Real Madridi ka marrë edhe fitoren e tretë në Grupin F duke e mposhtur Shakhtar Donetskun me rezultat 2-1.

Zhvillohej minuta e 13-të e takimit kur Rodrygo e zhbllokoi rezultatin për epërsinë e vendasve.

Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë e Los Blancos (28’), kësaj radhe Rodrygo ishte asistues.

Oleksandr Zubkov (39’) e ngushtoi rezultatin dhe bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 2-1.

Sidoqoftë, ky rezultat mbeti deri në fund të takimit, duke qenë se në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola të tjerë.

Real Madridi kryeson Grupin F me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, i dyti mbetet Shakhtar me katër pikë, në të tretin RB Leipzig me tri pikë derisa Celtic janë të fundit me një pikë. /Gazeta Olle/ 

Chelsea deklason Milanin, bëhet shumë interesante renditja tabelare në Grupin E

Juventusi fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, mposht Maccabi Haifan