Real Madrid ka marrë një pikë në shtëpi në takimin ndaj Elches në kuadër të javës së 22-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pas vetëm 33 minutash lojë, Los Blancos kishin mundësinë që të kalonin në epërsi, mirëpo nga penalltia dështoi Karim Benzema.
Por, Elche nuk gaboi në minutën e 42-të, kur Lucas Boye pranoi një asistim nga Fidel, për të realizuar për 1-0.
45 minutat e dytë ishin sërish të mysafirëve, që arritën të shënonin edhe një herë tjetër.
Pere Milla përfitoi nga një asistim i golashënuesit të parë, për të shënuar për 2-0.
Real Madridi nuk u dorëzua nga këto dy gola dhe ngushtuan epërsinë me anë të Luka Modric që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 82-të.
Deri në fund, skuadra që drejtohet prej Carlo Ancelottit shpresoi që të merrte një pikë, dhe ia doli me golin e Eder Militaos (90+2′) që u asistua nga Vinicius Junior.
Pas javës së 22-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla.