Reali “shkelë” Getafen, shikoni sa pikë është larg Barcelonës tani

Real Madrid e ka mposhtur Getafen në udhëtim me rezultat 1:5. Karim Benzema, Isco, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, ishin realizatorët e Realit në fitoren 1:5 ndaj Getafes.

Për skuadrën vendase, golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sarabia.

Pas kësaj fitoreje, Los Blancos kalojnë në vendin e dytë me 75 pikë, një më pak se Barcelona që luan nesër ndaj Valencias.