Reali po bisedon me lojtarin e Bayernit

Real Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.

Ylli austriak është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e Pep Guardiolës në ‘Allianz Arena’.

Por, paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me gjigantin bavarez, i kanë rënë në sy drejtuesve të Realit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, përfaqësues të klubit nga Santiago Bernabeu janë takuar së fundmi në Vjenë me babanë, njëkohësisht menaxherin e futbollistit, George Alaba, për të bërë kontaktet e para me mundësi të transferimit të mbrojtësit në ‘Santiago Bernabeu’.