Reali nis misionin anti – Barcelonë

Skuadra ‘mbretërore’ Real Madrid ngadalë është duke u mbështetur nga rikthimi i disa futbollistëve të rëndësishëm nga lëndimi.

Luka Modriq ka marrë “dritën e gjelbër” për rikthimin e tij në dispozicion pas mungesës së gjatë nga nëntori i vitit të kaluar.

Dhe, pas tij do të jetë radha e Sergio Ramos e më pas James Rodriguez, dy titullarë të ‘Los Blancos’ që janë ende në procesin e rikuperimit.

Por, e përditshmja sportive madrilene ‘Marca’, shkruan se edhe këta të dy do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’ më 22 mars.

‘El Clasico’ i radhës pritet të luajë rol të madh në garë për titull në ‘La Ligë’ dhe sipas gjitha gjasave Reali do të vjen në Barcelonë me fuqi të plotë.