Reali mund ta huazojë në këtë klub Odegaardin

Sipas mediave të huaja, talenti i Real Madridit do të huazohet në Skoci. Skuadra e re e tij pritet të jetë Celticu.

Janë pikërisht skocezët që po interesohen për shërbimet e tij.

Një arsye më shumë që 16-vjeçari mund të huazohet në këtë klub është trajneri Ronny Deila, me të cilin norvegjezi ka punuar tek Stromsgodsedi.

“Kam dëgjuar se situata e Odegaardit do të ndryshojë, por nëse është e vërtetë që ai do të huazohet, do të shohim mundësinë ta sjellim këtu”< deklaroi Deila për ‘Scotsman’.

Odegaard është ftuar nga Përfaqësuesja A e Norvegjisë. (Gazeta Olle)