Reali merr një lajm të mirë

Real Madridi ka marrë një lajm mjaft të mirë, pasi sipas raporteve, mësojmë se Karim Benzema është i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij, raporton ABC.

Dhe, është 100% i gatshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Francezi pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në këtë takim, pasi konsiderohet si njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos.