Reali me ‘treshe’, supergol i Ronaldos (VIDEO)

Real Madridi ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, derisa viktimë e radhës ishte Eibari, të cilin e mundën 3:0.

Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi ‘mbretërit’ me supergolin e realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën 21. 10 minuta më vonë, Hernandez shënoi për 2:0.

Në minutën 83, Jese ngriti shifrat në 3:0.

Me këtë fitore, Reali i afrohet Barcelonës në vetëm një pikë, por katalunasit kanë një takim më pak. Sonte takohen me Sevillan në udhëtim.