Reali konfirmon largimin e Ronaldos duke caktuar çmimin e tij

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Real Madrid. Me këtë lajm të publikuar në ‘A Bola’ dhe ‘AS’ ka nisur dita në mediet sportive.

Ylli portugez ka kërkuar të largohet nga skuadra mbretërore pas problemeve të mëdha me ligin në Spanjë.

’Gazetta dello Sport’ raporton se ajo skuadër që dëshiron Cristiano Ronaldo duhet t’i paguajë Real Madridin 400 milionë euro.

Edhe pse klauzola e Ronaldos është një miliardë euro, ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të pranojnë edhe një ofertë prej 400 milionë euro.

PSG dhe Manchester United përflitet të jenë skuadrat që kanë shprehur interesim për 32 vjeçarin.

ronaldo

E përditshmja spanjolle AS, e cila vazhdimisht gjatë ditës ka raportuar për largimin e mundshëm të Ronaldos, tani ka bërë të ditur emrat e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë portugezin.

Sipas “AS”, nëse Ronaldo largohet, është një mundësi e artë për Gareth Bale që të tregojë talentin dhe të marrë drejtimin e skuadrës, teksa edhe i riu Marco Asensio shihet si një mundësi, pasi 21 vjeçari premton shumë, si për Real Madridin, ashtu edhe për Spanjën.

Isco dhe James, janë dy emra tjerë që flitet se mund ta zëvendësojnë portugezin.

Derisa nga jashtë, sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ai i Juventusit, Paulo Dybala, talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembélé dhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, shihen si zëvendësues të mundshëm të CR7, në rast të largimit të këtij të fundit.

Është bërë e ditur se çdo klub që e dëshiron në skuadër Cristiano Ronaldon, duhet të derdhë 400 milionë euro në arkat e Real Madridit. /Gazeta Express/