Reali ka tri oferta për Varanen, ky është çmimi i vendosur për francezin

Chelsea, Manchester United dhe PSG janë duke u interesuar për Varanen.

Raphale Varane është me një këmbë jashtë Real Madridit. Ai ka edhe një vit kontratë me Realin, por s’dëshiron të rinovojë.

Sipas ‘El Chiringuito’, mbrojtësi francez ka disa oferta të mira, që fillimisht duhet ta bindin Real Madridin që kërkon së paku 60 milionë euro për kartonin e Varane.

Sipas gazetarit, Josep Pedrerol, Chelsea, Manchester United dhe PSG janë duke u interesuar për Varanen.

Madridi mund të shfrytëzojë këtë situatë dhe të ofrojë Varanen për Mbappen dhe mbi 100 milionë euro. Thjesht do të jetë një verë tepër e nxehtë. /Gazeta Express/