Reali i frikësohet Atleticos

Drejtori i Realit të Madridit, Emilio Butragueno, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për shortin e Ligës së Kampionëve, i cili i vë mbretërit përballë skuadrës së Atletico Madridit.

“Ata janë shumë të fortë dhe kanë një shpirt të madh. Neve na mbetet t’i rikuperojmë futbollistët tanë dhe të japim gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale. Do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi Butragueno.

Atletico Madrid-Real Madrid do të zhvillohet më 14 prill.