Reali fiton pa problem ndaj Juventusit, shënojnë Benzema e Asensio

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen miqësore parasezonale të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy klubet e mëdha evropiane gjenden ende në SHBA për përgatitje parasezonale dhe së fundmi kanë zhvilluar një miqësore mes vete.

Takimi i zhvilluar në Rose Bowl të Kalifornisë i ka takuar Los Blancos, të cilët kanë fituar pa vështirësi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më shumë raste të Real Madridit, që shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 19-të nga Karim Benzema, i cili ishte i sakte nga penalltia për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Carlo Ancelotti dhe Massimiliano Allgerit bënë shumë ndryshime për t’i provuar gjithë lojtarët.

Megjithatë, përsëri Mbretërit ishin më të mirë, duke shënuar edhe një gol dhe duke vulosur fitoren.

Goli i vetëm në këtë takim u shënuan nga Marco Asensio, i cili në minutën e 69-të shënoi për 2-0 pas asistimit të Jesus Vallejo.

Deri në fund pati edhe disa rast nga të dyja skuadrat, por ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë

Lewandowski humb mundësi të arta shënimi, por Barcelona fiton falë golave nga Dembele e Depay