Reali e vazhdon luftën për titull, Benzema fantastik në fitoren e ‘Los Blancos’

Ndeshje e vështirë për Real Madridin, por arrihet fitore e rëndësishme prej 3-1 në udhëtim te Celta Vigo.

Kjo sfidë që u luajt në kuadër të javës së 28-të ka sjellë një ndeshje të fortë por edhe shumë emocione. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1 për Realin me dy gola të shënuar nga Benzema ndërsa për vendasit realizoi Mina.

Në pjesën e dytë u mendua se do të kemi edhe më shumë spektakël por në fakt ndodh e kundërta. Reali e ruajti epërsinë dhe në minutat shtesë ka shënuar Asensio, duke ia siguruar skuadrës së tij tri pikë me peshë.

Benzema e mbylli këtë ndeshje me dy gola dhe një asistim, duke kompletuar një paraqitje fantastike.

Skuadra e Zinedine Zidane tash është në vendin e dytë me 60 pikë tri më pak se Atletico që është në vendin e parë por që ka një ndeshje më pak.