Reali e do, Valencia i thotë ‘jo’

Valencia kanë bërë një një deklaratë në lidhje me interesimin e Real Madrid ndaj futollsitit të tyre Jose Gaya.

19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e ‘mbretërve’ të Evropës me ndeshjet e bukura në këtë sezon 2014-15 dhe Real Madrid janë gjoja të etur për ta sjell në Santiago Bernabeu, djaloshin e ri.

Megjithatë, president i Valencias Amadeo Salvo, ka besim te lojtari dhe shpreson që ai së shpejti do të bëjë rinovimin e kontratës me klubin e tij aktual.

“Kur Real Madrid të troket në derën tuaj çdo ditë me të njëjtën histori është koha për të vendosur”, u citua të ketë thënë Salvo për ‘AS’.

“Ne jemi duke bërë përpjekje të madhe sepse ne mendojmë se ai është i vlefshme. Ai është një lojtar me një të ardhme fantastike. Të dy palët janë të lumtur dhe duam të arrijmë një marrëveshje. Gaya është një djalosh i madh dhe ne jemi të etur që ai të qëndrojnë, por një negocimi i kësaj natyre nuk është gjithmonë i thjeshtë”, transmeton ‘Gazeta olle’.

Gaya që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe luan edhe për Spanja U-21 ka debutuar për Valenician me vitin 2012, ndërsa është pjesë e akademisë së klubit. Ai e ka zënvedësuar shumë mirë Juan Bernat pas kalimit të këtij të fundit te Bayern Munich. Gaya ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.