Reali i Madridit dëshiron Kobbie Mainoo, talentin e lindur në vitin 2005 që po shkëlqen te Manchester United.
Sipas asaj që u raportua në shtypin spanjoll, klubi i presidentit Florentino Perez është duke menduar për djalin e lindur në Stockport nga prindër ganezë për të zëvendësuar një mes Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilët mund t’i thonë lamtumirë “Bernabeut” në verë.
Pra, transferimi i mundshëm i Mainoo do të plotësonte një vijë të mesme ku Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde janë të palëvizshëm, me këtë të fundit që është i vetmi i lindur para vitit 2000.
Mainoo (18) gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Erik ten Hag ka bërë 23 paraqitje dhe tre gola në Premier League, FA Cup dhe Champions League.