Reali, ankesë zyrtare në Gjykatë

Real Madridi ankohet përsëri për eliminimin nga Kupa e Mbretit. Ankesa e “Los Blancos” është dorëzuar sot në Gjykatën e Qarkut në Madrid.

Kjo për shkak se Reali ndihet ekonomikisht dhe moralisht i prekur nga eliminimi tashmë i famshëm, për shkak të inkuadrimit të futbollistit Denis Cherychev pa të drejtë loje, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet se si do të jetë përgjigja pas kësaj ankese, e cila nuk dihet ende se kur do të vije.