Real Madridi zyrtarizon goditjen e parë

Real Madrid ka rikthyer në skuadër Lucas Vasquezin

Real Madrid ka nënshkruar me anësorin e Espanyolit, Lucas Vasquez, i cili ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit, e cila njofton se ka përdorur opsion për ta rikthyer Vasquezin në Real pas vetëm një edicionin në Espanyol.

“Real Madrid ka përdorur të drejtat e saj të një marrëveshje ekzistuese me Espanyolin për rikthimin e Lucas Vasquezit. Lojtari ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare”, thuhej në faqen zyrtare të Realit.

Real Madrid për këtë rikthim ka paguar 1 milionë euro, ndërsa ka huazuar edhe talenti Burgui në Espanyol.