Real Madridi vihet pas yllit të Bayern Munich

Reali kërkon që të ndërtojë një skuadër të re dhe të fortë për të ardhmen në mënyrë që të vazhdojë “sundimin” në Spanjë dhe Europë. Siç raporton “AS”, kampionët e Spanjës janë gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato.

Alfonso Davies mund të bashkohet me “Galaktikët” në verën e vitit 2024, atëherë kur i skadon dhe kontrata me bavarezët.

Gjithsesi Bayerni nuk do t’ia bëjë të lehtë Realit që të transferojë 22-vjeçarin, me gjermanët që kanë nisur menjëherë nga puna për t’i rinovuar kontratën.

Gjithsesi duket se kontaktet mes kanadezit dhe “Galaktikëve” kanë shkuar mjaft mirë dhe për këtë arsye çdo gjë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Dy skuadra nga Premier League vihen pas Vedat Muriqit

Bylbyl Sokoli afër marrëveshjes me skuadrën e njohur shqiptare