Real Madridi vihet pas sulmuesit brazilian

Real Madridi po mendon që të përforcohet në reportin ofansiv.

Duke e parë moshën e Karim Benzemas dhe largimet e mundshme të Eden Hazard dhe Marco Asensio, spanjollët kanë identifikuar sulmuesin që mund t’i shërbejë në “Bernabeu”, shkruan Gazeta Olle.

I preferuari i drejtuesve të Los Blancos është Gabriel Jesus që në këtë sezon po shkëlqen me Arsenalin.

Jesus ishte i preferuar nga Mbretërit edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Man Cityt.

25-vjeçari ka shënuar pesë gola si dhe ka asistuar shtatë herë në 16 paraqitje të tij me The Gunners./Gazeta Olle/

 

MVP dhe pesëshja e javës në Superligë

Ibrahimovic thumbon ashpër Messin, Neymarin dhe Mbappen