Real Madridi ka shënuar një gol të vonshëm për ta mposhtur Interin (1-0) në ndeshjen e raundit të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Italisë dhe gjiganti spanjoll janë pjesë e Grupi D dhe luajtën para tifozëve në stadiumin Giuseppe Meazza në Milano, ku mysafirët dolën triumfues.
Skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, në të cilin nuk ia dolën ta gjenin rrjetën.
Një prej rasteve më të mira kah fundi i pjesës së parë e pati Edin Dzeko, por goditjen e tij e mbrojti portieri Thibaut Courtois.
Ritmi i njëjtë thuajse vazhdoi edhe në gjysmën e dytë me taktikat e Simone Inzaghit dhe Carlo Ancelotti që zbatoheshin vetëm në mesfushë dhe u mungonte finalizimi.
Dzeko pati një tjetër rast të mirë edhe në pjesën dytë, derisa Vinicius Junior nuk e dërgoi topin ku dihej në një aksion të tij.
🏁 FT: @Inter_en 0-1 @realmadriden
⚽ @RodrygoGoes 89'#Emirates | #UCL pic.twitter.com/LkBWrnsNW6— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 15, 2021
https://twitter.com/DoctorT_RM_/status/1438243570427834369?s=20