Real Madridi siguron fazën e eliminimit direkt me triumfin bindës ndaj Bragas

Real Madridi ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Bragas në kuadër të rrethit tëkatërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, mysafirët kishin shansin të kalonin të parët në epërsi, por që Djalo dështoi të shënonte nga penalltia, me Andrey Lunin që bëri pritje fantastike.

Brahim Diaz që pati fillimisht një gol të anuluar nga VAR-i për pozicion jashtë lojë, ia doli të shënonte në minutën e 27-të për 1-0.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën, Los Blancos ishin të pandalshëm.

Ishte minuta e 58-të e takimit kur Lucas Vazquez asistoi te Vinicius Junior që realizoi për 2-0.

Për golin e tretë u përkujdes Rodrygo (61’), ndërsa Vinicius ishte në rolin e asistuesit.

Real Madridi tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pasi ka 12 pikë, Napoli me shtatë, Braga me tri dhe Union Berlini me një.

Standings provided by Sofascore

Mediumi rumun: Klubet evropiane po shantazhojnë lojtarët e Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Harry Kane me dy gola i siguron fitoren Bayernit ndaj Galatasarayt