Real Madridi projekton rikthimin e bujshëm në mërkaton e janarit

Reali i Madridit po pret merkaton e janarit për të firmosur me një mbrojtës, i detyruar nga dëmtimet e David Alabas dhe Eder Militaos.

AS raporton se presidenti Florentino Perez po tenton të rikthejë Raphaël Varanen në “Santiago Bernabeu”.

Qendërmbrojtësi francez ka humbur postin e titullarit te Manchester United, ekip ku këtë sezon po luan fare pak.

Dhe rikthimin te “Los Blancos” do e priste me kënaqësi të madhe. 30-vjeçari kaloi 10 sezone fantastike me skuadrën spanjolle.

Gjatë së cilave Varane fitoi në total 18 trofe me Realin, mes tyre katër herë Champions League. /Gazeta Olle/

Ndryshon orari i ndeshjes mes Gjilanit dhe Ballkanit

Klubi i Boksit “Dardanët” organizon turneun e boksit për femra “Heroinat e Arta”