Real Madridi po e demolon pas 45 minutave të parë Liverpoolin

Real Madridi ka zhvilluar lojë të mrekullueshme në pjesën e parë të sfidës së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Los Blancos e dominuan fraksionin e parë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, ku i shënuan dy gola.

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ishte i pari që shënoi në minutën e 27-të për epërsinë 1-0.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Los Blancos gjetën edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Anësori spanjoll Asensio e shfrytëzoi një gabim të mysafirëve dhe shënoi për 2-0, duke i siguruar një epërsi të lartë skuadrës së tij.

/Gazeta Olle/