Real Madridi merr lojtarin e parë (FOTO)

Real Madrid ka arritur të siguroj shërbimet e portierit Batalla.

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka arritur të siguroj shërbimet e portierit të River Plates, Batalla, i cili do të huazohet për një edicion në Madrid.

Lajmi është konfirmuar nga vet presidenti i River Plates, Rodolfo D’Onofrio.

“Ende nuk është nënshkruar kontrata, por Batalla në verë do të huazohet për një edicion në Real Madrid me mundësi të blerjes”, tha Rodolfo.

Portieri argjentinas ka qenë i kërkuar edhe nga skuadra angleze Manchester City, por Real Madrid në fund ka arritur të mposht konkurrencën e anglezëve.

 

portieri